Pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti njoftuan se kanë marrë masa shtesë sigurie. U bë e ditur se ata kanë takuar përfaqësues të mekanizmave të sigurisë - vendorë e ndërkombëtarë - por nuk u dhanë detaje as për takimet, as për masat.