Pas djegies së vilës së diktatorit Enver Hoxha në protestën e 20 shkurtit që e gjeti Policinë e Shtetit pa përgatitur, këtë të diel policia ka rrethuar me gardh metalik hyrjen për në ish Bllok. Ende nuk dihet skenari i protestuesve, ndërkohë që janë blinduar me masa sigurie institucionet si Kryeministria, Kuvendi, dhe selia e PS. Po ashtu, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.