Pas shpalljes së Shqipërisë si territor i pastër nga sëmundjet ngjitëse të gjësë së gjallë, Kosova ka hequr kufizimet për importin e bagëtive nga vendi ynë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë njoftoi se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në Shqipëri nuk janë më të pranishme PPR – mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Influenza Aviare HPAI–H5N1.