Avokati Genc Gjokutaj hyri tek burgu 313 për të takuar ish-presidentin Ilir Meta. Avokati i tha gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se po përgatit ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm të cilin pritet ta dorëzojë sot ose të premten. Prej ditës së kaluar Ilir Meta gjendet i paraburgosur në 313 me masën arrest me burg.