Gjatë ditës së sotme plazhi i Vlorës ka qenë i boshatisur për shkak të motit, ndërsa pushuesit janë rikthyer në orët e pasdites. Plazhet përgjatë Lungo Mares janë mbushur me pushues, ndërsa shumë të tjerë kanë shfrytëzuar zonat historike si zona e Kalasë së Kaninës apo Ishulli i Zvërnecit për të kaluar ditë ndryshe. Kthimi i pushuesve pas pushimit të shiut ka sjellë trafik të rënduar në qytet.