Top Channel/ Pas rënies, vjen sërish shkëlqimi: Cameron rikthehet në qeverinë britanike!
13/11/2023 18:01

Mediat britanike e përshkruajnë si një rikthim shokues: ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron u emërua sot në postin e sekretarit të Jashtëm, pasi shefi aktual i ekzekutivit Rishi Sunak, riformatoi kabinetin e tij qeveritar. Kryeministër nga 2010-ta deri në 2016-tën, Cameron u përball fillimisht me turpin e “Panama Papers” dhe përfshirjes së të atit në atë skandal, e më pas me dorëheqjen në vazhdën e rezultatit të referendumit të qershorit të atij viti, kur Britania votoi për t'u larguar nga Bashkimi Europian. Cameron kishte drejtuar fushatën për të qëndruar në bllokun europian, e shpresoi deri në fund për fitore. Tani, 57 vjecari, rikthehet triumfator. Zyra e Sunakut njoftoi se Mbreti Charles ka miratuar kërkesën që Cameronit t’i jepet një vend në Dhomën e Lartë të Parlamentit, ck ai lejon rikthimin ne qeveri si ministër, pavarësisht se nuk është zgjedhur si anëtar i Parlamentit. Kthimi i tij i papritur në vijën e parë të politikës pason shtatë vite të kaluara duke shkruar kujtimet dhe duke u përfshirë në biznes, përfshirë kompaninë financiare Greensill Capital, e cila më vonë u shemb. Dështimi i kompanisë nxiti pikëpyetje rreth shkallës në të cilën ish-udhëheqësit mund të përdorin statusin e tyre për të ndikuar në politikën e qeverisë, pasi u tha se Cameron kontaktoi vazhdimisht ministra të lartë në vitin 2020 në interes të punës së tij. Rikthimi i tij ne qeveri ka shqetësuar disa deputetë konservatorë, të cilët e shohin me skepticizëm këtë lëvizje, teksa gazetarja Sophy Ridge e përshkroi si “njeri pa këllqe”, që u largua se nuk arriti t`i bënte ballë BE-së. Pamjet: AFP

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB