Teksa pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë për kërkesën e SPAK për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky fundit është larguar nga selia. Ish-kryeministri është larguar nga ambientet e selisë blu, drejt banesës së tij në Tiranë, aty ku pritet të mësojë masën e sigurisë.