Pas operacionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, banorët janë mbledhur në protestë në hyrje të kampit. “Ju vratë vëllain tonë”, “Policia shqiptare vrau vëllain tonë”, shkruhet në pankartat që ata mbajnë në duar. Disa të tjerë mbajnë foton e 60-vjeçarit, që iranianët pretendojnë se u vra sot nga policia.