Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinise së Vlorës, Armand Asllani, i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit.