Në përfundim të mbledhjes të grupit të Rithemelimit, disa prej anëtarëve kanë shkuar në selinë e PD. Ndërkohë Sali Berisha vijon të jetë tek zyra e Rithemelimit me një pjesë deputetësh. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga bën me dije se Flamur Noka ka thënë se po shkonin në seli për bisedime me Enkelejd Alibeajn. Në selinë e PD ka mbërritur Flamur Noka, Ivi Kaso, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Luan Hoti. Takimi po kryhet tek zyra e sekretarit të përgjithshëm të PD, ndërsa i pranishëm është edhe juristi i PD Indrit Sefa.