Pas largimit të kamionit të fundit që mbante një parrullë provokuese në Jarinjë, janë larguar edhe forcat e njësive speciale të Kosovës. Pas largimit të kamionit që mbante banerin provokues “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe” e gjithë rruga kryesore që lidh Kosovën dhe Serbinë dhe anasjelltas është liruar dhe tashmë mund të kalohet lirisht mes dy vendeve.