Pas Fierit, flakët kanë përfshirë edhe Vlorën. Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se në zonën mbi fshatin Radhimë, në afërsi të By Passit, një zjarr me përmasa të mëdha po përhapet me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë që rreh malin e Shashicës.