Fundjava që e kaloi u karakterizua nga temperatura të larta e kthjellime, dhe kështu qytetarët durrsakë nisën plazhin për këtë vit. Po ashtu, një numër i madh i qytetarëve nga Kosova zgjodhën të shfrytëzojnë ditët e pushimit dhe motin e përshatshëm në qyetetin bregdetar. Por, kjo javë ka nisur me vranësira dhe ulje të temperaturave, duke detyruar durrsakët t’u rikthehen pantallonave të gjata dhe xhupave.