Kjo e hënë solli arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa Top Channel mëson se është marrë masë edhe për Monika Kryemadhin. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj deputetes. Arrestimi i Ilir Metës ka ardhur pas akuzave për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri. Meta kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13.40, si çdo të hënë nga selia e Partisë së Lirisë.