Top Channel/ Pas aksionit të opozitës dhe tensioneve, deputetët largohen nga Kuvendi
03/10/2024 11:40
Një situatë e pazakontë është krijuar këtë të enjte para nisjes së sesionit parlamentar.
Deputetët e opozitës të përjashtuar nga Komisioni i Etikës kanë bllokuar të pesta hyrjet e Kuvendit, duke mos lejuar deputetët dhe ministrat e maxhorancës.