Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e zgjeroi ofertën e tij për transport urban falas përtej Tiranës duke përfshirë edhe zonat periferike. Këlliçi: Autobusi pas 14 majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Imagjino t’ia heqësh këtë barrë ekonomike 200 mijë vetëve në ditë. Do të kenë minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj.