Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier thotë se nëse do të ishte themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të ishin krijuar shqetësimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Ai shton se qeveria e Kosovës duhet të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar nga perëndimi për këtë Asociacion.