Deputetët e rithemelimit të Sali Berishës ia dolën edhe njëherë tjetër të prodhojnë kaos në parlament. Përdorën tymyese me një nivel të lartë tym lëshimi nga djegia e squfurit dhe bojës. Deputetët socialistë rezistuan dhe mes tymit votuan rendin e ditës për disa shtesa e ndryshime projekt ligjesh të cilat në fakt ishin propozime të vetë opozitës.