Vetëm Flamur Noka dhe Bledion Nallbati dy prej tetë deputetëve të dënuar të rithemelimit parakaluan përpara derës të kryesisë së kuvendit paraditen e të martës. Nuk përsëritën skenat e hyrjes me forcë. Por kolegët e tyre brenda kryesisë së kuvendit, kërkuan llogari se përse në kushtet kur ata janë prezent në komisione ato të zhvillohen online.