Për të 17-ën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Para nisjes së seancës, kryesuesi ftoi për konsultim përfaqësuesit e partive politike, nga të cilët kërkoi shmangie nga Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe vazhdimet e seancave të mbaheshin një herë në javë e jo çdo 48 orë. Për këtë nuk mori miratimin e partive e pas dështimit të miratimit të komisionit për votimin e fshehtë, seanca u ndërpre për të vazhduar të hënën. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duke e kundështuar shmangien nga rregullorja akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për vazhdim të bllokadës.