Mbështetësit e Berishës mundën ta shihnin votimin e Parlamentit për autorizimin e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit, në një ekran para Kuvendit. Parlamenti i dha sot autorizim SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha me 75 vota pro. “o hajdute, o hajdute”, thërrasin ata drejtë Lindita Nikollës, teksa kryetarja e Kuvendit lexonte miratimin e vendimit.