Rithemelimi respektoi paktin me socialistet dhe për herë të parë pas 5 muajsh iu drejtua sallës se Kuvendit pa bilbila dhe flakadanë. Vendosja e paqes me te majtët mesa duket i ka hedhur benzine zjarrit te konfliktit brenda se djathtës, pasi rikthimi ne normalitet u shoqërua edhe me ndryshim te roleve brenda kampit opozitar. Lulzim Basha nxitoi te bllokojë foltoren ndërsa Gazment Bardhi u ul ne vendin e tij nga ku dëgjonte akuzat e ish shefit te tij politik.