Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit. Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.