Një ekspozitë me 43 piktura dhe 150 vizatime nga piktori i njohur pogradecar Anastas Kostandini është çelur në qytetin e Korçës. E titulluar “Paris, je t’aime”, ekspozita me punime që pasqyrojnë pjesë të ndryshme të kryeqytetit francez është sjellë si një simbolikë në qytetin që identifikohet si “Parisi i vogël” dhe që në sytë e piktorit gjenden jo pak ngjashmëri. Korça e ka hirin e një qyteti shumë të strukturuar, jo vetëm me një fizionomi të përcaktuar jo vetëm të pasur me kulturë me urbanistikës, ashtu siç është edhe Parisi. Jo vetëm që është i organizuar dhe qeveriset në një mënyrë shumë interesante, por ka edhe disa tipare të peizazhit që ngjasin me tipare me Parisin.