Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhet në spital psikiatrik në New York. Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital. Ilirjani ka zbuluar të gjithë gjendjen e saj në një postim në InstaStory, teksa tregon me detaje të gjitha veprimet që kanë sjellë në marrjen e një vendimi të tillë. I prekur, ai ka treguar për krizën që ka ndikuar edhe tek të tjerët, situatë që vijon ende. “U kthye në një Parashqevi që nuk e kishim parë prej tre javësh, nuk ishte më ajo, situate doli jashtë kontrollit”, është shprehur Ilirjani, duke treguar të gjitha gjërat hap pas hapi.