Top Channel/ Parashikimi për vitin 2026, shamanët peruanë shikojnë në të ardhmen tensione dhe sfida
31/12/2025 19:50

Një grup shamanësh u mblodhën buzë detit në lagjen Miraflores të kryeqytetit peruan, Lima, për të zhvilluar ritualin e tyre tradicional të fundvitit, ku bëjnë parashikime për vitin që vjen. Të veshur me ponço dhe mbulesa tradicionale shamanët kryen ceremoninë rituale dhe dhanë parashikime për marrëdhëniet ndërkombëtare, konfliktet globale dhe fatin e disa liderëve botërorë. Sipas tyre, Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të largohet nga pushteti, ndërsa luftërat dhe tensionet ndërkombëtare do të vijojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Shamanët shtuan se lufta në Ukrainë dhe përplasjet e tjera globale do të vazhdojnë, ndërsa paqja mbetet ende e brishtë. Ata u lutën gjithashtu për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe për paqe në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur një histori të përzier parashikimesh. Vitin e kaluar, ata paralajmëruan një “luftë bërthamore” mes Izraelit dhe Gazës, ndonëse aktualisht atje është në fuqi një armëpushim. Megjithatë, në dhjetor të vitit 2023, shamanët parashikuan saktë se ish-presidenti peruan Alberto Fujimori do të ndërronte jetë brenda një viti gjë që ndodhi në shtator 2024. Para ceremonisë, shamanët konsumuan pije haluçinogjene tradicionaletë cilat, sipas besimit të tyre, u japin aftësinë për të parë të ardhmen. Në plazhin La Herradura, ata vendosën batanije me lule të verdha, gjethe koka, shpata dhe objekte simbolike, duke kërkuar energji pozitive për vitin e ri. Përveç zhvillimeve politike, shamanët paralajmëruan edhe fatkeqësi natyrore, si tërmete dhe fenomene ekstreme klimatike, duke theksuar se viti i ri do të jetë një periudhë sfiduese për botën.

Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21