Një situatë e qëndrueshme meteorologjike është parashikuar për javën e ardhshme sipas meteorologes së Metoalb, Lajda Porja. Në lidhjen direkte për edicionin e lajmeve në TCH, Porja tha se masat e ftohta polare do të largohen nga vendi ynë, duke i lënë vendin ditëve me diell dhe temperaturave të larta. Porja shtoi se problematika e përmbytjeve tashmë ka kaluar, ndërsa do të ndërpriten edhe reshjet e dëborës në zonat malore.