Në qytetin e Vlorës është parandaluar një ngjarje e rënda kriminale që sipas policisë do të kryhej me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. Policia sekuestroi 4 mina me telekomandë, me eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë dhe të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore, si dhe arrestoi një 51 vjeçar nga Lezha i cili i mbante minat në kroskotin e automjetit që drejtonte.