Dy vrasje në familje janë parandaluar nga policia e Tiranës gjatë 24 orët e fundit. Në rrugën Misto Mame në Tiranë policia arrestoi 41-vjeçarin Juljan Xhima i cili kërcënonte me kallashnikov familjen e tij. 41-vjeçari ka qenë në një drekë familjare ku ka konsumuar alkool dhe më pas për arsye banale u konfliktua me familjen dhe tentoi t’i vrasë me kallashnikov. Falë ndërhyrjes së policisë ngjarja u parandalua. Disa orë më vonë, një tjetër i ri në kryeqytet me një armë automatike kërcënoi vëllanë dhe dajën e ti.