Kanë filluar problemet në qarkullim në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat. Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi. Trajlerat mësohen se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment.