Qyteti i Elbasanit është paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet e tij. Trafiku kilometrik vihet re në çdo orë të ditës, ndërsa në mbrëmje rëndohet qarkullimi i mjeteve në akset hyrëse Tiranë – Elbasan, Cërrik – Elbasan dhe Librazhd – Elbasan. Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shtuara në këtë kohë të vitit e kanë kthyer Elbasanin në një nyje të vështirë për mjetet. Mungesa e një By Pass-i e vështirëson gjithnjë qarkullimin në unazën e këtij qyteti.