Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se mosbindja civile dhe protestat nuk do të ndalen. "Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë."-u shpreh Berisha nga konferenca.