Në një kohë që Turqia, Greqia dhe Italia janë nën pushtetin e flakëve përvëluese, ekspertët paralajmërojnë se zjarret do të bëhen me intensive dhe të shpeshta. Bob Ward, drejtues në Institutin Kërkimor Grantham për Ndryshimet Klimatike në Shkollën Ekonomike të Londrës, shpjegon se rritja e zjarreve të egra që aktualisht po shtrihen në Evropën Jugore dhe rajone të tjera, janë pasojë e ndryshimit të klimës dhe se ato do të jenë më të shpeshta dhe më intensive për të paktën 30 vitet e ardhshme.