50 drejtues mjetesh janë gjobitur këtë fundjavë në Gjirokastër pasi janë kapur duke qarkulluar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, janë identifikuar 50 shoferë që po kryenin parakalime të gabuara, ishin me shpejtësi tej normave të lejuara apo në shkelje të tjera, që janë burim për aksidente rrugore.