Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës kanë prodhuar edhe një rast të paprecendentë. Mandatet për Kuvendin Komunal të Leposaviçit nuk plotësohen, pasi Lëvizja Vetëvendosje që fitoi 15 mandate nga këto zgjedhje, i ka tre anëtarë mangët, pasi të njëjtët nuk fituan asnjë votë. Megjithatë, Vetëvendosje kërkon që mandatet të ndahen edhe për ata kandidatë që morën zero vota.