Për të pestën herë radhazi, në Prishtinë është mbajtur parada dhe njëkohësisht protesta për mbështetjen e komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual. Qindra qytetarë nën brohoritjet “Bashkë dhe krenarë”, ju bashkuan paradës duke mbështetur kërkesën për njohjen e martesës në mes personave të seksit të njëjtë.