Duke mbajtur flamuj me ngjyrat e ylberit dhe me sloganin qendror “Një herë e një kohë” mijëra grekë janë mbledhur në sheshin Kotzia të kryeqytetit,për festimet e Athens Pride ,ose Paradës së Krenarisë. Ka qënë një lumë shumëngjyrësh njerëzish që nën tingujt e daulleve dhe muzikës dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të komuniteteve LGBTI kanë dërguar edhe këtë vit një mesazh kumbues kundër diskriminimit dhe paragjykimit.