Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten ka njoftuar se Lulzim Basha do përballet së shpejti me një tjetër protestë kombëtare. Në fjalën e tij para gazetarëve, sapo kishte dalë nga institucioni i prokurorisë, Berisha tha se ditën e diel ka ftuar demokratët e Shkodrës në Pallatin e Sportit për të diskutuar rreth përgatitjeve që do bëhen me qëllim organizimin e protestave.