Paqja fiskale paketa e dy ligjeve që parashikon faljen e detyrimeve dhe deklarimin e kapitaleve të padeklaruara po shkakton reagime të forta nga komuniteti i investitorëve të huaj. Edhe pse është miratuar tashmë në Kuvend, bizneset e huaja thonë se kjo nismë rrezikon të godasë drejtpërdrejt konkurrencën e ndershme dhe besueshmërinë e mjedisit të investimeve në Shqipëri. Në një intervistë për Top Channel, drejtori i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj, shprehet se miratimi i paqes fiskale pa kritere të qarta dhe pa transparencë të procesit, dëmton më së shumti pikërisht investitorët seriozë që operojnë me rregullat e tregut.