Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar ndërsa nga babai palestinez. Që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij ka qenë vetëm përmes telefonit. Humbja e vëllait nga bombardimet teksa dilte nga shtëpia për të blerë ilace për të iatin e sëmurë, ishte një dhimbje e madhe, të cilën ai e kaloi i vetëm.