Top Channel/ Paqe Izrael-Hamas, shpërthen festa/ Biden rrëfen planin me tre faza
15/01/2025 22:51

Këto janë festimet e banorëve në Gaza pas marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit. Pas 15 muajsh konflikt me mbi 46 mijë viktima, akordi për paqe u arrit mbrëmjen e së mërkurës ndërsa qeveria e Izraelit do të votojë formalisht për marrëveshjen ditën e enjte. President izraelit, Isaac Herzog, deklaroi se marrëveshja për paqen do t’i japë fund shumë vuajtjeve dhe falënderoi kreun e shtëpisë së Bardhë, Joe Biden për punën e bërë. Marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar. Faza e parë e marrëveshjes do të zgjasë për 42 ditë dhe do të përfshijë armëpushimin dhe tërheqjen e forcave të Izraelit nga zonat e populluara. Si pjesë e marrëveshjes, Hamasi do t’i lirojë 33 pengje izraelite. Në kthim, Izraeli do të lirojë një numër të burgosurish që po mbahen në burgjet e Izraelit. Gjithashtu, marrëveshja parashikon edhe futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë, 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës. Faza e dytë do të lejojë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët. Po ashtu, në këtë fazë, sipas presidentit Joe Biden, parashihet që të gjitha forcat izraelite të tërhiqen nga Gaza dhe që armëpushimi i përkohshëm të bëhet i përhershëm. “Sot, pas shumë muajsh diplomacie nga SHBA-ja bashkë me Egjiptin dhe Katarin, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për armëpushim dhe pengje”, theksoi ai. Një plan i madh rindërtimi për Gazën do të fillojë në fazën e tretë, ka thënë presidenti në largim i SHBA. “Rruga për këtë marrëveshje nuk ka qenë e lehtë. Këto ishin nga negociatat më të vështira që kam përjetuar ndonjëherë”, ka theksuar Biden. Kur Biden është pyetur se sa ka merita administrata në ardhje e Trumpit për këtë marrëveshje ai tha “Kemi vepruar si një skuadër, por ama kjo është korniza e marrëveshjes që pata propozuar në maj. Është saktësisht kjo”.

Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58