Papunësia ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave të Instat shkalla zyrtare e papunësisë llogaritet në 11.3%, në rënie të lehtë prej 0.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si dhe me tremujorin paraardhës. Përmirësimin më të ndjeshëm e ka parë punësimi në sektorin e industrisë që sipas statistikave u rrit me rreth 10.1% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2020.