Fuqizimi i grave në tregun e punës do të ishte shpëtim për të ulur varfërinë në vend. Kjo është kërkesa e Bankës botërore për të rritur ekonominë:më shumë gra të punësuara. Mirëpo pabarazia gjinore haset ende gjithkund dhe hendeku në Shqipëri është 14%. Shkak për të hequr dorë nga puna apo për të punuar pjesërisht, thotë Banka Botërore bëhet edhe sistemi arsimor shqiptar, ku orët e mësimit të fëmijëve zgjasin sa gjysma e orëve të punës.