Papa Françesku shpërtheu në lot, teksa mbante një lutje për paqen në Ukrainë gjatë një ceremonie në Piazza Spagna në Romë. Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda. Pamjet: AFP