Top Channel/ Pankarta dhe qirinj, protestë paqësore nën moton ”Stop vrasjes në komisariate”
07/05/2022 22:17

Nën moton ”Stop vrasjes në komisariate”, në qytetin e Durrësit po zhvillohet protesta e heshtur pranë komisariatit të policisë ku të rinj me pankarta në duar janë vendosur para godinës policore. Ata kanë ndezur qirinj për humbjen e jetës brenda dhomave të sigurisë në komisariatet e policisë. Pas vdekjes së dyshimtë të Ilvi Metës në ambientet e brendshme të komisariatit të Kavajës më 4 maj, komisioni i rithemelimit kërkoi që demokratë dhe qytetarë në të gjithë vendin të protestojnë paqësisht para komisariateve të policisë në mbrojtje të jetës. Pasditen e vonë të 4 majit në dhomën e sigurisë së komisariatit të Kavajës u gjet i varur 31-vjeçari Ilvi Meta, i arrestuar për vjedhje. Vdekja e tij është vënë në dyshim nga familjarët që nuk pranojnë versionin e vetëvarjes, ndërsa kërkojnë të shohin pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar ç’ka ndodhur brenda komisariatit ku Meta kaloi orët e fundit të jetës. Ndërkohë nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja erdhi si pasojë e neglizhencës në kryerjen e detyrës nga 3 punonjësit e policisë ndaj të cilëve deri tani rëndon akuza e ”shpërdorimit të detyrës”. Të shtunën gjykata vendosi masën e sigurisë ”arrest në burg” për të dy efektivët që kanë deklaruar se e kanë bërë kontrollin fizik të Metës gjatë shoqërimit dhe arrestimit të tij. Edhe oficeri i policisë ka deklaruar se ka bërë shënim në librin e dorëzimit për ta pasur nën mbikëqyrje të arrestuarin, por kjo nuk e ka parandaluar pasojën fatale, vdekjen e tij.

Top Channel/ Berisha nga Durrësi: Qeveria braktisi 600 familje nën ujë, vodhi fondet dhe refuzoi…
03/03 21:02
Top Channel/ ‘Me 12 mars të gjithë para parlamentit’, Berisha paralajmëron protestën: Është gjyqi….
03/03 20:37
Top Channel/Berisha: Kryetari që nuk vjen në protestë duhet të ketë një arsye të vërtetë, nëse…
03/03 20:36
Top News- Gjyqi për dosjen ‘Metamorfoza’/ Avokati i Pëllumb Gjokës kundërshton kërkesën e SPAK
03/03 20:35
Top Channel/ ‘S’kemi pse të protestojmë në Tiranë’, Demokrati në Durrës:Durrsakët s’ka pse të…
03/03 20:14
Top Channel/ ‘Lista e mbyllur bëri që Xhelal Mziu të bëhet deputet’ Demokrati: Dibra nuk kishte…
03/03 20:11
Top Channel/ ‘Si kam kërku bukë as Enver Hoxhës, as Ramës as Berishës’, Demokrati: Unë dua dinjitet
03/03 20:10
Top Channel/ Debati për rimbursimin e fermerëve, polemika për fondin 160 mln euro
03/03 19:53
Top Channel/ Komisionet, PS nuk tërhiqet edhe pas vendimit të GJK, propozon mdryshime të reja
03/03 19:52
Top Channel/ “Pas këtij fjalimi do më arrestojnë”/ Demokrati në Durrës: PD nuk ka reaguar…
03/03 19:43
Top Channel/ Jeta mes raketave! Ish-deputetja tregon sulmet në Dubai: E vështirë për fëmijët
03/03 19:42
Top Channel/ ‘Guximin tuaj nuk ka forcë në botë që ta përballojë’, Berisha: Rama i pashpresë dhe…
03/03 19:29
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën për Durrësin: Ka 4 muaj që do tu marrë banorëve pronën
03/03 19:29
Top Channel/ ‘Stina është e demokratëve jo e diktatorëve’, Berisha:Rama e ndjen që koha për atë…
03/03 19:26
Top Channel/ ‘Rama e bëri gjithë fushatën për integrimin dhe…’, Berisha: S’do lejojmë të na…
03/03 19:25
Top News – ‘Jam investitor, jo jurist’ / Banorët e Rrjollit rrëfejnë përballjen me Bashkim Ulajn
03/03 19:25
Top Chanenl/ ‘Çiklopi i vuri syrin portit’, Berisha: Do ndërtojë aty Dubain e 1001 netëve…
03/03 19:25
Top Channel/ ’Kemi perballë një armik të rrezikshëm’, Berisha: Kjo mafie largon çdo ditë…
03/03 19:24
Top Channel/ ‘Asnjë nuk është dënuar për betonin e keq’, Berisha në Durrës: Kujtoj një vilë…
03/03 19:09
Top Channel/ ‘Durrësi ka përjetuar mashtrimin e kësaj qeverie’, Berisha: Korrupsioni ka sjellë…
03/03 19:08
DIGITALB DIGITALB