Një kërcënim për bombë, ndryshoi destinacionin e një avioni të nisur nga Londra me destinacion Belfastin. Incidenti i rëndë ndodhi në fluturimin easyJet 609, i cili ishte nisur nga aeroporti i Lutonit, por një pasagjer 41 vjecar bëri një kërcënim të frikshëm dhe avioni u detyrua të kryente një ulje emergjente në Glasgou.