U hap këtë të martë thirrja e dytë për subvencionimin e 2 mijë familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sqaroi se procesi do ndahet në dy faza, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.