Pandemia Covid-19 i gjeti kompanitë të papërgatitura duke bërë që shumë prej tyre të dërgonin në shtëpi punonjësit e tyre në pamundësi për të përballuar kostot. Në anketën e Këshillit të Investimeve të zhvilluar mes 427 kompanive, rreth 39% e tyre deklaruan se nuk morën asnjë masë për të adresuar pamundësinë e fuqisë punëtore për t’u paraqitur në punë, teksa 25.1% e tyre u shprehën se u detyruan të heqin punonjësit nga puna si pasojë e situatës së vështirë.