Në një ngjarje historike, në Preshevë u organizua për herë të parë Panairi i Parë i Librit Shqip. Libri dhe gjuha shqipe ishte në qendër të vëmendjes gjatë fundjavës në Komunën me shumicë shqiptare në Serbi. Për dy ditë, kjo festë e librit bëri bashkë shkrimtarë, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare.