Top Channel/ Pamjet nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 të rinj në Malësi të Madhe
19/05/2021 11:13

Gazetari i Top Channel Andi Bora ka siguruar videon nga momenti i aksidentit në Malësi të Madhe ku humbën jetën dy të rinj, Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Omaraj” dhe në aksident u përfshinë , një mjet tip “Audi” me drejtues policin 53-vjeçar të identifikuar me inicialet V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., 19 vjeç, me të cilin udhëtonin si pasagjerë Serxho Kukaj, 21 vjeç, dhe Eglis Delaj, 20 vjeç. Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Serxho Kukaj, ndërsa Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal. Policia bën me dije se i dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra. 53 vjeçari ishte me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe dhe grupi hetimor ka vendosur të kryejë arrestimin e tij dhe të 19 vjeçarit pasi ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje.

Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30
Top News – ‘Bordi mbron qytetarët’. Rama: Çmimet i vendosim sipas lëvizjeve në bursë
29/03 13:58
Top News- Katër idetë e PS për ‘territorialen’/Nga Bashki më të mëdha, deri te shkrirja e 12 qarqeve
29/03 13:49
Top Channel/ “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, qeveria sjell një program të ri, do t’i vijë në ndihmë…
29/03 13:05
Top Channel/ Debati mes ministres Ismailaj dhe Spiropalit në Grupin e PS, reagon Peleshi: Kishte…
29/03 13:04
Top Channel/ Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
29/03 13:00
Top Channel/ Prishet rruga/ Në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah
29/03 12:18
Top Channel/ Punëtorë të huaj në Elbasan/ Zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore
29/03 12:16